Plagoset avokati Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e të hënës në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë nga një person, ende i panjohur, kanë bërë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ‘sot në mëngjes është plagosur një person me inicialet A.V në zyren e tij’.

​Avokati Vllasi është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se avokati Vllasi është jashtë rrezikut për jetë.

Tani për tani nuk dihen motivet e sulmit me armë zjarri ndaj Vllasit.

Azem Vllasi, një ish-udhëheqës komunist në vitet e 80-ta, pas përfundimit të luftës në Kosovë nisi punën e avokatit.

Ai është i njohur edhe për analizat politike të situatës në vend dhe në Ballkan.

COMMENTS