Pjesëmarrja në nivel kombëtar 43,88%, votuan vetëm 19% e femrave

Pjesëmarrja në nivel kombëtar 43,88%, votuan vetëm 19% e femrave

Rapsodi kosovar vret gruan, vajzën dhe veten (Foto)
Mustafa: Ende s’ka vendim për prishje të koalicionit

Në Shqipëri në nivel kombëtar kanë marrë pjesë në votime rreth 43,88 përqind e qytetarëve.
 
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bazuar nga të dhënat nga komisionarët, në Berat  kanë marrë pjesë  41,27 përqind e votuesve,  ndërsa në Durrës  rreth 39.05 përqind.

Në Elbasan kanë votuar rreth 44.58 përqind e qytetarëve, ndërsa në  Fier 49,31 përqind. Zgjedhësit në Gjirokastër  i janë përgjigjur të drejtës së votimit me rreth 41,53 përqind, ndërsa në  Korçë  rreth 47,19.

Dalja  më e madhe e  qytetarëve në votime është raportuar  qarkun e Kukësit, ku kanë votuar  mbi 53,21 përqind, ndërsa në Lezhë 44,55 përqind. Në Shkodër kanë votuar mbi  40.85 përqind e personave me të drejt vote, ndërsa në Vlorë rreth 35,9 përqind. Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, dalja e votuesve është shënuar në rreth 47.85 përqind.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, ka njoftuar se të dhënat e pjesëmarrjes përmbajnë edhe një element të ri i cili ka të bëjë me pjesëmarrjen e femrave në votime.

Ajo ka bërë të  ditur se përqindja e daljes së femrave në votime është reth 19, 35 përqind, dhe se kjo përqindje është bërë përkitazi me numrin e atyre që kanë të drejt vote.

“Rezulton që nga votueset femra, ka patur një përqindje prej 19.35 përqind pjesëmarrje, pra totali i atyre femrave që kanë marrë pjesë në votime. Ndërkohë që përqindja totale e të gjitha të dhënave të hedhura  e të gjitha atyre qendrave të votimit që kanë raportuar rezulton se pjesëmarrja është 43.88 përqind, pra rreth 44 përqind”, tha ajo.

COMMENTS