Pizza n’skarë

Pizza n’skarë

Provojini këto pizza të shijshme, të cilat mund t’i përgatisni sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit:

500 gr brumë pizzash
¼ filxhan vaj ulliri
250 gr djath mozzarella
200 gr domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
borzilok i freskët
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:
Brumin e pizzës tëhollojeni në madhësinë e dëshiruar.

Pastaj vendoseni në tiganin për skarë ose në skarë dhe piqeni nga 3 deri në 5 minuta në secilën anë.

Më pas largojeni nga tigani, lyejeni me vaj ulliri, kthejeni në anën tjetër, lyejeni me salcë domatesh, shtojani djathin mozzarella dhe borzilokun.

Kthejeni sërish në zjarr e piqeni edhe 7 minuta të tjera.

Pas pjekjes, lëreni të pushojë për 5 minuta dhe më pas servojeni.

COMMENTS