Pixel dhe Pixel XL nga Google (Video)

Modelet e reja dhe të shumëpritura të telefonave të Google, modelet Pixel dhe Pixel XL janë dy nga telefonat më të mirë që kemi parë këtë vit. Ata janë të pajisur me disa nga karakteristikat më të mira, dizajnin unik dhe shumë tipare të reja softuerike.

Të dy versionet e telefonave të rinj janë të pajisur me procesorët e Qualcomm Snapdragon 821 me nga 4GB RAM, faktorë që do t’i bëjë përdoruesit shumë të lumtur.

Kamerat e modeleve të reja të telefonave sjellin 12.3 MP, mbështetje konsumatore prej 24/7, janë kompatibil me Daydream të Google, si dhe kanë të integruar edhe Google Assistant për të dhënë përvojë edhe më të mirë të softuerit.

Problemi i vetëm me këto modele është se janë paksa të shtrenjtë. Pixel dhe Pixel XL tashmë mund të para-porositen prej Google Store, dhe fillojnë prej 649 dollarë.

COMMENTS