Pite italiane me spinaq

Pite italiane me spinaq

Bukë e mbushur (Foto)
Sandviç mëngjesi me shije mesdhetare

Përbërësit :

1 kg spinaq
400 gr petë të gatshme
11 vezë
250 gr djathë
100 gr parmezan
1 kokë qepë
miell
majdanoz
50 gr margarinë
vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

Në tenxheren në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet dhe në të e skuqim qepën. Spinaqin e presim në copë të imëta dhe pasi zbutet qepa, në tenxhere e shtojmë spinaqin e prerë dhe përziejmë.

Spinaqin e lëmë të kaurdiset, duke e mbuluar tenxheren me kapak.

Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendi. Në një enë të madhe e grijmë djathin, shtojmë parmezan dhe majdanozin e grirë.

Spinaqin e zier dhe të kulluar e shtojmë në enë, thyejmë dy vezë. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë. Hedhim miell në tavolinën e punës, në të e vëmë petën e gatshme dhe e përhapim. Me ndihmën e petëzës, petën e vëmë në kallëpin e lyer me margarinë.

E përhapim edhe copën e dytë të petës. Me ndihmën e pjesës së poshtme të kallëpit ia caktojmë formën dhe, pastaj, e presim me thikë.

Mbi petën në kallëp e vëmë përmbajtjen me spinaq. Me lugë, në përmbajtjen bëjmë 8 vrima.

I thyejmë vezët dhe të verdhat e vezës i vëmë në vrimat e bëra. Sipër e vëmë petën e prerë me madhësi të kallëpit.

Pjesën e petës që del jashtë kallëpit e paltojmë në formë roleje dhe bëjmë një formë spiraleje rreth pites. Vezën e mbetur e rrahim me furçë.

Piten e lyejmë me vezë të rrahur dhe me pirun, në disa vende, e shpojmë petën e sipërme.

Piten italiane me spinaq e vëmë në pjatë për servirje.

COMMENTS