Pitalka ramazani

Pitalka ramazani

Kek me salcë portokalli
Qofte peshku me perime

Përbërësit:

1 kg. miell
0.5 litër ujë
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle tharm buke
1 lugë gjelle kripë

Përgatitja:

Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 minuta që të vijë.

Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine 90-120min.

Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3-4 kuleqë të cilët i shtrijmë në pecetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min.

Kulaqin e ardhur nga peceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur.

Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati. Pitalkat pjekën për 15-20 min.

COMMENTS