Pique: Nuk ishte më e mira, prandaj u dogj Spanja

‘La Roja’ u drejtua për në ‘Euro 2016’ me qëllim fitimin e titullit të tretë evropian radhazi, por, ishte Italia ajo që e eliminoi në 1/8 e finales.

Gerard Pique, qendërmbrojtësi iberik, nuk beson se Spanja ishte në nivelin e duhur për ta fituar një turne të tillë të madh. Mbretërimi i saj si kampione e Evropës pati një fund nga humbja 2:0 përballë Italisë, në ‘Stade de France’. Kujtojmë se Spanja kishte fituar dy kurorat e mëparshme europiane, si dhe kishte triumfuar në Kupën e Botës, 2010.

‘Ne kemi kërkuar për ta mbrojtur kurorën, por përfunduam në rrugën më të vështirë. Duhet ta pranojmë, nuk ishim në nivelin e kërkuar, – ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Pique. – Ka shumë rrethana, niveli i lojtarëve, një përzierje e gjërave. Pas humbjes ndaj Gjeorgjisë thashë se nuk ishim favoritë dhe mendoj se tani nuk jemi ndër më të mirët. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, por nuk jemi në nivel për të fituar një turne të tillë.’

Pique dëshiron që këtë përvojë të hidhur ta përdorë për ta motivuar Spanjën në sfidat që e presin përpara. ‘Kjo disfatë ka për të na ndihmuar të përgatitemi si duhet për Kupën e Botës 2018, në Rusi. Nuk jemi favoritë, ndaj kemi shumë punë përpara, për t’u përgatitur për Botërorin e Rusisë. Nuk është momenti më i mirë në karrierën tonë. Tani do të pushojmë dhe reflektojmë, si dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë edicionin e ardhshëm.’

COMMENTS