Pijet që mund të shkaktojnë kancer

Fruti që do të shpëtojë botën nga uria (Video)
Ushtrimi për gjunjë i cili bën mrekulli! (Video)

Nëse konsumoni pije shumë të nxehta mund të prekeni nga kanceri në ezofag, paralajmërojnë ekspertët e Shëndetit Global.

Çdo gjë e nxehtë më shumë se 65 gradë Celcius përfshirë ujin, kafenë, çajin apo pije të tjera është e lidhur me sëmundjen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Kanceri mund të nisë nga irritimi i vazhdueshëm nga kontakti i gojës dhe fytit me ujë shumë të nxehtë.
‘Të dhëna të reja sugjerojnë se konsumimi i pijeve të nxehta është një nga shkaqet e kancerit në ezofag, dhe kjo lidhet më shumë me temperaturën e tyre se sa me llojin e pijeve’, thotë Christopher Wild, drejtor i Agjensisë Kombëtare të Studimit për Kancerin, WHO.

Megjithatë, nga studimi rezultoi se është e sigurt të pini ujë apo çaj në temperatura normale, nën 65 gradë Celcius.

COMMENTS