Picë

Picë

Sallatë e frutave me jogurt
Receta më e mirë për reçel kumbullash

Për katër persona nevojiten:

500 gr. mish të bluar,
500 gr. miell,
50 gr. tharmë të freskët,
100 ml. qumësht,
Një lugë e vogël kripë,
2 kokë hudhra,
4 lugë vaj,
2 speca të gjelbër,
1 lugë pure domateje,
1 konservë 400 g domate të qëruara,
1 lugë erëza për pica,
350 gr. misër të ëmbël nga konserva,
150 djathë të integruar ementaler.

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin dhe tharmin, në tjetrën ngrohni 300 ml. ujë dhe qumësht.

Gjysmën e sasisë së qumështit qiteni në miellin me tharm, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta.

Përzieni pjesën e mbetur të qumështit, dy lugë vaj, qitni kripë dhe lëreni në vend të ngrohtë 60 minuta që të bymehet.

Në pjesën tjetër të vajit të ngrohur fërgoni hudhrat e grira dhe specin, shtoni mishin, purenë dhe domatet e qëruara dhe fërgoni 15 minuta.

Brumin ngjesheni, ndajeni në 4 pjesë, zhvillojeni në rrathë prej 20 cm, tërhiqni skajet vendoseni në tepsi, lyejeni me përzierjen e mishit, qitni misrin e kulluar, erëzat, djathin ementaler dhe piqeni në furrë në 200 gradë celsius.

COMMENTS