Phelps bëhet atleti me më së shumti medalje

Montella beson se mund ta kthejë rezultatin ndaj Bayernit
Salah në Real Madrid?

Notari amerikan, Michael Phelps ka fituar mbrëmë medaljen e 22-të të Artë në Lojërat Olimpike, në garën e notit prej 200 metrave.

Me këtë fitore, Phelps bëhet atleti me më së shumti çmime të fituara.

31 vjeçari kaloi japonezin Kosuke Hagino dhe kinezin Wang Shunin, të cilët fituan medalen e argjendë dhe atë të bronztë, respektivisht.

Phelps arriti të kalojë edhe rivalin e tij amerikan, Ryan Lochte, i cili deri më tash ka fituar 12 medale, 6 prej të cilave janë të arta.

Phelps, do të garojë edhe në dy gara të tjera, kështu që bilanci mund të shtohet.

COMMENTS