Pezullimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq do ta dëmtojë vendin tonë pasi që Kosova do të humbasë ed
Pezullimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq do ta dëmtojë vendin tonë pasi që Kosova do të humbasë edhe më shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht se shteti ynë është i gatshëm që ta vazhdojë dialogun.
Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjeve ndërkombëtare, të cilët thonë se Kosova duhet të kërkojë nga BE-ja që të përcaktohet afati kohor për përfundimin e dialogut me Serbinë (i cili pritet të përfundojë me njohje reciproke).
Në anën tjetër, shefi për negociata ndërmjet Kosovës e Serbisë, Avni Arifi, i tha ‘Zërit’ se pala kosovare do të presë që BE-ja ta caktojë takimin e radhës.
Kurse opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë mënyrë të bërjes dialog me Serbinë. Ata kanë kërkuar që BE-ja të japë urdhër për përfundimin e këtyre negociatave.
COMMENTS