Petroviq dhe Jabllanoviq ‘shfaqen’ në veri me plisa në kokë

Petroviq dhe Jabllanoviq ‘shfaqen’ në veri me plisa në kokë

Teuta Rugova fton LDK-në të përkrahë Haradinajn për kryeministër
Nisë takimi konsultativ i partive politike, ja kush mungon

Në veri të Mitrovicës janë vendosur pllakate me fotografi të deputetit serb, Sllobodan Petroviq dhe ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, të cilët shihen me plisa në kokë.

Përveç këtyre dyve në pllakate është vendosur edhe fotografia provokative e ish-ministres së Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq, e cila vetëm pak ditë qëndroi në këtë post pasi që iu kërkua dorëheqja nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe.

Në mbishkrimin e fotografive shkruan ‘Ata janë turpi i popullit serb’, ‘Mustafa është kryeministri im, jo Vuçiq’ dhe ‘I ka premtuar Mustafës se do ta votojë ushtrinë e Kosovës’, raportojnë mediat serbe.

Vendosja e këtyre posterëve vjen në kohën e mosmarrëveshjeve në mes të dy taboreve të Listës Serbe.

COMMENTS