Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, Dega në Gjilan, ka vendosur pllakën 'Shtëpia – Bazë e UÇK-së', në shtëpinë e Shaban Hajdarit. Përmes kësa
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, Dega në Gjilan, ka vendosur pllakën ‘Shtëpia – Bazë e UÇK-së’, në shtëpinë e Shaban Hajdarit.
Përmes kësaj pllake, OVL e UÇK-së në Gjilan ka treguar mirënjohjen e thellë për këtë familje për kontributin e dhënë përgjatë luftës së shenjtë të UÇK-në të gjitha format, duke përfshirë këtu edhe vënien e shtëpisë në shërbim të luftës, përkatësisht për ushtrinë çlirimtare, ushtarët e saj.
Për organizatën e veteranëve të Luftës së UÇK, shtëpitë e evidentuara si baza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po shënohen si ‘Shtëpia-Bazë e UÇK-së’, për të nderuar kështu kontributin atdhetar të çdo familjeje, në këtë rast edhe të Shaban e Fadil Hajdarit, përkatësisht familjes Hajdari, që përherë ishte në shërbim të luftës së UÇK-së, e të çështje kombëtare në përgjithësi.
Fadil Hajdari vendosjen e kësaj pllake e quan ‘moment të rëndësishëm historik’. Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Moment i rëndësishëm historik!
Falenderojmë të gjithë shokët, miqtë dhe familjarët që sot ishin me ne në zbulimin e pllakës ‘Shtëpia – Bazë e UÇK-së’ në familjen Hajdari.
Gjithashtu falenderojmë edhe të gjithë ata të cilët në pamundësi të jenë me ne, na përcollën mesazhe e telefonata në shenjë urimi e konsiderate!
Kjo pllakë i dedikohet të gjithë shokëve, ushtarëve e bashkëluftëtarëve të lagjës që ishin pjesë e pandashme dhe përbërëse e kësaj shtëpie; Hesat Asllani, Izmi Zeka, Bekim Sabedini, Nevzad Asllani, Milaim Musliu, Ahmet Daku, Asllan Asllani, Skender Kqiku, Ibrahim Jerliu, Musi, Naseri, Labinota e shumë e shumë të tjerë.
Falemnderit kryesi e OVL e UÇK-së për kontributin tuaj në zbulimin e pllakës!
COMMENTS