Përurohen 20 kilometrat e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Përurohen 20 kilometrat e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

‘Nuk i duam ata këtu’ – Trump ndalon migrimin nga vendet myslimane
Gjoba të rrepta për ndotësit e mjedisit (Foto)

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është projekti më i madh infrastrukturor në vend. Kështu është cilësuar kjo autostradë në ceremonia e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush, ku u tha se investimet në infrastrukturë janë bazamenti i transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai në ceremoninë e hapjes së nyjave lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush me autostradën “Arbën Xhaferi”, ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë sepse është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Mustafa: Po inaugurohet kjo pjesë e rëndësishme e autostradës

“Për mua është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë shumë të madhe dhe vitin e kaluar, që po inaugurohet sot një pjesë shumë e rëndësishme të kësaj autostrade”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përurimin e një pjese të autostradës , ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

Thaçi: Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se atdheu jonë është shembull i infrastrukturës jo vetëm në regjion por edhe në Bashkimin Evropian.

Veseli: Këto investime janë bazamenti i transformimeve ekonomike

“Republika e Kosovës ndoshta është vendi i cili është duke i ndërtuar të gjitha këtë infrastrukturë moderne, duke u shndërruar në vend lider në regjion pa pasur deficit buxhetor dhe në të njëjtën kohë të gjitha duke i ndërtuar nga buxheti i Republikës së Kosovës…. këto investime në infrastrukturë janë bazamenti i transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës“, tha Veseli.

Kurse, ministri i infrastrukturës, Zharku tha se projekti i ndërtimit të autostradës është duke vazhduar në segmentin Babush-Ferizaj, deri në kyqjen në Bibaj, kyqjen në Doganaj dhe në disa pjesë afër Kaçanikut dhe në bazë të planit dinamik, pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim.

Zharku: Ky është projekti më i madh infrastrukturor në vend

“Ditën e fundit të këtij viti po e përmbyllim me hapjen për qarkullim të një të tretës së autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, projektit më të madh infrastrukturor në vendin tonë. Segmenti i autostradës është i projektuar sipas standardeve trans evropiane për autostrada me shpejtësi kufizuese prej 120 kilometrash. Përgjatë segmentit janë dy nyje lidhëse, në Konju që është edhe lidhja me rrugën nacionale Lipjan-Shtime dhe në Babush, lidhja me rrugën nacionale Prishtinë-Hani i Elezit. Janë të ndërtuar 8 mbikalime dhe 7 nënkalime si dhe rrugë paralele me qëllim të lëvizjes së papenguar të qytetarëve të zonave përreth autostradës“, tha ai.

Ai shtoi se Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar me projekte tjera.

Zharku: Projekte të reja në fillim të vitit

“Muajt e parë të vitit 2017 do të kurorëzohen me lidhjen e marrëveshjes për huan me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e rrugës së re Kjevë-Pejë në gjatësi prej 32 kilometrash. Po ashtu, në javët e para të vitit të ri do të fillojmë procedurat e tenderimit për zgjerimin e rrugëve hyrëse-dalëse në Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, që po financohen me huan prej 29 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, tha ai.

Ndryshe, pjesa tjetër e autostradës e cila përfshihet deri afër Kaçanikut, me gjatësi prej 42 kilometra pritet të përfundojë në fund të vitit 2007.

COMMENTS