Përurohen 15 autobusët e rinj në Prishtinë (Foto)

I pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti ka përuruar 15 autobusët e rinj të Prishtinës.

Ahmeti njoftoi se 15 autobusët e dytë do të vijnë më 23 janar ndërsa pjesa e fundit në muajin mars ose prill.

‘Sot kam kënaqësinë para juve të hapi këtë përurim të transporti publik në Prishtinë. Sot pas tre viteve jemi me autobusët e ri pas shumë diskutimesh e analizash që t’i kemi sot këta autobusë në Prishtinë… Prishtina ka nevojë për mbi 120 për ta mbuluar’, tha ai para të pranishmëve.

Ahmeti e falënderoi BERZH-in për ndihmën financiare që ua ka dhënë.

‘BERZH na ka dhënë një kredi të favorshme që pos kredisë na ka dhënë edhe rreth 1 milion euro si asistencë për trafikun urban’, tha Ahmeti.

Gjatë këtij prezantimi i pranishëm ishte edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili tha që ky është projekti më i madh që kanë financuar ndonjëherë në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga BERZH, i cili ndau 10 milionë euro hua për marrjen e autobusëve, të cilët premtuan që do të ndihmojnë edhe qytetet tjera.

COMMENTS