Përralla arabe (Receta)

Përralla arabe (Receta)

Supë domatesh
Sallatë e shijshme me mish pule, veç për 10 minuta (Video)

Përralla arabe është torta me më së shumti krem dhe më e lëngshme e të gjitha kohërave.

Nevojiten për koren:
2 vezë
150 gr. sheqer
150 gr. margarinë
4 lugë kakao
25 dkg. miell
një qese pluhur për simite

Nevojiten për fill:
1 limon
2 dl. qumësht
5 lugë grizë gruri
150 gr. margarinë
20 dkg. sheqer

Dekorimi:
10 dkg. çokollatë dhe arra të grimcuara
40 gr. margarinë
2 lugë kakao
1 lugë vaj
6 lugë qumësht

Përgatitja:

Për të bërë koren, tundni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë dhe shtoni kakaon dhe përzieni.

Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për simite dhe shtoni margarinën të cilën e keni bluar në rende dhe ngjisheni me duar.

Shtoni përbërjen e vezëve dhe bashkoni. Ndani në 3 pjesë, holloni në kore të rrumbullakëta dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.

Për të bërë fillin, zieni në zjarr të dobët qumështin dhe sheqerin, gradualisht duke i përzier.

Pasi të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe shtoni grizin e grurit dhe përzieni derisa të dendësohet.

Përzieni margarinën me lëngun e limonit dhe bashkoni me grizin dhe me mikser përzieni përbërjen.

Lyeni fillin e kores dhe rendisni njërën mbi tjetrën.

Çokollatën dhe kakaon shkrini në margarinë, qumësht dhe vaj, ftohni dhe lyeni tortën. Hidhni sipër arrat.

COMMENTS