Përplasje mes Veselit dhe Abdixhikut për listat e UÇK-së

Përplasje mes Veselit dhe Abdixhikut për listat e UÇK-së

VV: Arrestimin e aktivistëve të SKV-së e bëri pushteti për të mos u dëgjuar rrëfimi i tyre
Haradinaj fton në takim VV-në dhe LDK-në

Një përplasje e rreptë me akuza dhe kundërakuza është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës lidhur me listat e fryra të pjesëtarëve të UÇK-së.

Ishte deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili iu kundërvu kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e pyeti Abdixhikun që të tregojë se kush e ka bërë këtë fryrje. Abdixhiku i është kundërpërgjigjur se listat e UÇK-së i ka fryrë ai së bashku me Hashim Thaçin dhe komandantët tjerë.

Duke iu kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit, ka thënë se Abdixhiku e ka urryer UÇK-në, e urren ende atë dhe përmendjen e deputetit të LDK-së se Veseli ishte shef i SHIK-ut, e këshilloi që ai të flas më shumë për BIA-në, agjencinë informative serbe.

COMMENTS