Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ziadin Selës

Gjendja shëndetësore e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela vazhdon të përmirësohet dhe së shpejti pritet të lëshohet në kurim shtëpiak, thonë mjekët në spitalin klinik të Tetovës.
Siç bëhet e ditur nga kabineti i Ziadin Selës, ai dje po ashtu ka marrë pjesë edhe në një mbledhje me anëtarët e partisë që është realizuar brenda hapësirave të Spitalit, ndërkohë që për vetëm disa ditë, pritet që t`iu bashkohet edhe deputetëve në parlament.

Përndryshe ditëve të fundit, Sela është vizituar nga ndërkombëtarët dhe ambasadorët në vendin tonë, ndërsa sot për vizitë në Spitalin klinik të Tetovës, ishte edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

‘Mua më vjen mirë që kolegu im Ziadin Sela po përparon dhe shëndeti i tij po përmirësohet dhe sipas ekipit të mjekëve që kujdesen për të kur do të vendosin atëherë do të shkojë në shtëpi. Është mirë që ai di të jetë i dëgjueshëm kur është fjala për shëndetin dhe gjithashtu biseduam për hapat e mëtejme politike si partner potencial që duam ti lëvizim punët përpara sepse është i interesuar për ecurinë e punëve. Bashkë ndërruam edhe mendime pikëpamje dhe plane, jemi në një vijë dhe po ashtu do i lëvizim proceset përpara në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren – deklaroi Zoran Zaev.’

COMMENTS