Përmendorja e princit Llazar në veri, institucionet në heshtje

Në Gjilan festohet ‘Darka e Lamës’
Kurti sot fillon – i vetëm – garën për kryetar të VV-së

Ka ardhur i bronztë. Princi serb Llazar është vendosur mbrëmë në qendër të komunës së Mitrovicës Veriore. Ndërkohë që për ligjshmërinë e saj, Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal po pret një interpretim ligjor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, mbrëmë është vendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut, shtatorja e princit serb, i njohur si Car Llazari.

E lartë 7.5 metra shtatorja do të zbulohet të martën në një ceremoni ku është paralajmëruar se do të jetë i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky i fundit do të jetë në Kosovë në ditën kur shënohet Dita e Shën Vidit, apo siç e quan komuniteti serb ‘Vidovdan’.

Vendosja e shtatores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës bëhet vetëm pak ditë pasi kanë kaluar të gjitha afatet për lirimin e ‘Urës së Ibrit’, siç ishte paraparë me marrëveshjen e arritur në Bruksel në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të heshtura lidhur me këtë, ndërkohë që edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ende nuk e ka dhënë vlerësimin e saj për ligjshmërinë e vendimit.

COMMENTS