Përmbytjet godasin gjithë vendin, ndërhyn ushtria (Foto)

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar.

Në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen Ajasem ishte në rrezik.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra. Në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Edhe këtu është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë mjetet që janë bllokuar nën ujë. Ndërkohë, në disa raste kanë qenë kalimtarët me mjetet e larta që evakuuan njerëzit e bllokuar.

auto_s11478607553

Policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër, por edhe Durrësi është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha.

Situate e rënduar është edhe në Lezhë e Fushë-Krujë. Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në Fushë-Krujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tre familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë.

Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përmbytjeje.

Vershimet_-_Permbytjet_ne_Kline-650x358

Situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë./ TC

COMMENTS