Përmbysje rezultati në Istog – Dreshaj i AAK-së kalon Rugovën e LDK-së

Përmbysje rezultati në Istog – Dreshaj i AAK-së kalon Rugovën e LDK-së

Zyrtarët ikin nga puna, dalin në fushatë zgjedhore
30 vjeçarja goditet nga një veturë te rrethi në Prishtinë, policia jep detaje

Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, është përmbysur rezultati i fituesit në garën zgjedhore për kryetar të komunës së Istogut.

Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së, udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së. Por, pas numërimit të tërësishme të votave, Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë të jetë fitues në garën për kryetar të Istogut.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Binak Vishta nga AAK-ja ka konfirmuar lajmin se Dreshaj është fitues i zgjedhjeve në Istog.

‘Nga rezultati i marr del se 1,475 janë për Gani Dreshajn, nga AAK-ja dhe 133 vota për Haki Rugovën nga LDK-ja. Nga rezultati i përgjithshme i votave del se Dreshaj fiton me 691 vota në epërsi ndaj Rugovës në Istog’,tha Vishaj.

Me ketë komunë të fituar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tani 8 komuna të fituara në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën, rrethi i parë më 22 tetor, kurse rrethi i dytë për kryetarë të komunave u zhvillua më 19 nëntor.

COMMENTS