Përmbyllet me sukses eventi ‘Shpresë për Shqipërinë’ (Foto)

Përmbyllet me sukses eventi ‘Shpresë për Shqipërinë’ (Foto)

Policia nis hetimet për lajmet e rrejshme
Thaçi, komandantit të NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me ju

Është përmbyllur me sukses edicioni i katërt i eventit humanitar ‘Shpresë për Shqipërinë’, i cili fton qytetarët për të dhuruar gjak.

Këngëtari Gentjan Dema i cili edhe është drejtues i Organizatës jofitimprurëse ‘Shpresë për Shqipërinë’, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar gjerë e gjatë të gjithë kontribuesit e këtij eventi.

Ne ua sjellim të plotë postimin e z. Dema:

Mbaruam me shumë sukses edicionin e 4-ërt të eventit humanitar Shpresë për Shqipërinë me dt 8 MAJ 2017 në Sheshin Nënë Tereza me pjesmarrjen e artistëve më në zë të momentit ku unë dua tju shpreh mirënjohjen time për pjesmarrjen e tyre vullnetare në këtë event.

Gjithashtu Falenderoj Zonjën e Parë Odeta Nishani e cila u kujdes për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Përfaqësuesin dinjitoz të shoqërisë civile Z. Erion Kristo me një fjalim dinjitoz.
Bashkëprezantuesin e mrekullueshëm nga Kosova Z.Labinot S. Gashi.

Falenderoj media partnerin VIZION PLUS, i cili u tregua i palodhur me gjithë stafin e tij të mrekullueshëm në xhirimin e këtij aktiviteti ku së shpejti do t’a transmetojë këtë event për të gjithë ju.

Dua të falenderoj edhe bamirësit zemërbardhë të cilët më ndihmuan për të realizuar këtë edicion me shumë sukses, dhe ata janë: Union Net – ëestern Union, Profarma Sh.a, Go Travel Albania, Kastrati, mem agency, Bulgarini Toptani Tirane, FrameTv Frame ProStudio, NurSoft Albania, Black Eagle & ZICO TV.

Ju që morët barrën timë në organizim si: Maxim Naci, Gerti Ibra, Ticiana Bishqemi, Ermal Q Hallaçi, Fitim Arifaj, Mirela Ferracaku Arifaj, Popi Kola, Don Enio, Sajmira Selmani, Ana Ana dhe bashkëshorten time, e cila më gjëndet gjithmonë si krahu im i djathtë “Faleminderit” Ermira Dema.

Mirënjohje për të gjithë pjesmarrësit të cilët u bënë pjesë të dhurimit vullnetarë të gjakut dhe të gjithë atyre që vazhdojnë të besojnë se Shpresë Për Shqipërinë do të jetë zëri juaj në çdo sipërmarje humanitare përveç dates 8 MAJ’, shkruan Dema.

COMMENTS