Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj 'liv
Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj ‘live’, mbajtur në sheshin ‘Nënë Tereza’ të premten në mbrëmje.
Bebe është emocionuar shumë në skenën e ngritur në Tiranë, kur ka parë mijëra të rinj shqiptarë si ajo që kishin mbushur sheshin për të kënduar me të hitet e saj më të njohura.
Bebe Rexha performoi ‘Take me home’ e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.
‘Dua t’ju falenderoj shumë. Jam krenare që jam shqiptare. Faleminderit shumë shumë 1 milionë herë faleminderit’ tha ajo duke bërë dhe simbolin e Shqiponjës.
‘I can’t stop drinking about you’ dhe ‘Hey mamma’ ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.
Ndër fotot e postuara nga këngëtarja Bebe Rexha në Snapchat, ishte edhe ajo me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në krahë të tyre ishte edhe Dj. i famshëm Fat Boy Slim. Kryebashkiaku Veliaj ju ka dhuruar të ftuarve simbolin e sahatit të Tiranës.
COMMENTS