Përleshje me armë në Prishtinë

Përleshje me armë në Prishtinë

Shkarkimi Sefajt dhe Gashit dëmtuan marrëdhëniet ndërinstitucionale
A do të mbijetojë Qeveria Haradinaj?

Pas një fjalosje që ka ndodhur rreth orës 17:10 të premten në Prishtinë, ka pasur edhe të shtëna më armë.

Në rr. ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë gjatë ditës së djeshme njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dy persona, të cilët kanë deklaruar se pas një fjalosje me tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, njëri nga të dyshuarit pasi ka hyrë në veturë ka shtënë me armë zjarri, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve, por (përveç një gëzhoje të vjetër të kallashnikovit) nuk është gjetur asgjë.

Të dyshuarit janë në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

COMMENTS