Mira Janji shpërblehet në ZhurmaVMA12 (Video)

Vajza në foto është njëra nga këngëtaret që kritikohet për operacione plastike
Tuna më në fund publikon foton që e keni pritur! (Foto)

Mon Amour është kënga në gjuhën frënge e cila i siguroi këngëtares së njohur Mira Janji çmimin për baladën më të mirë në ‘Zhurma Video Music Awards 12’. Këngën e punuar nga Edmond Zhulali, Mira e ka cilësuar si perlë të karrierës së saj muzikore.

14389872_1529311593762412_1078814380_n

‘Do të thoja që kjo është njëra ndër këngët më të preferuara të miat edhe më me vlerë që kam kënduar deri më sonte, sepse ndërthuret muzika klasike me muzikën moderne. Pra, do të thoja që kjo është një perlë e imja që kam bërë unë’ u shpreh Mira derisa pranoi trofeun nga këngëtarët Emine Toska dhe Granit Miftari.

Para dy vitesh, Mira ishte shpërblyer me vendin e parë për muzikën moderne në festivalin ‘Çelësi Muzikor 8’.

COMMENTS