‘Përkulemi para tyre që e çliruan Kosovën’

‘Përkulemi para tyre që e çliruan Kosovën’

Kishin kryer rreth 20 vjedhje, policia arreston hajdutët në Prizren
Fillon vjedhja e plumbave me të cilët u punua mozaiku i Adem Jasharit (Foto)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka mirëpritur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si dhe atë të Shqipërisë Ilir Metën, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pikërisht në manifestimin e kësaj dite, në iniciativën e tij Haziri, i shoqëruar nga presidentët shqiptarë, zbuloi dhe statujën e heroit kombëtar Idriz Seferit.

Ndërkaq në fjalimin e tij para të pranishmëve, i pari i Gjilanit, ka thënë se u përkulen të gjithë atyre që çliruan Kosovën.

‘U përkulemi të gjithë atyre që çliruan Kosovën’.

‘Falënderoj familjen Boletini, Berisha, Rashiti, të gjithë burrave që mundësuan kryengritjen për ruajtjen e lirisë’.

‘Në Gjilan bashkëjetojnë heronj, nacionalistët, nacionaldemokratët’.

‘Ky vend është liruar për kolosin e Karadakut, Idriz Seferit’, ka përfundaur Haziri.

COMMENTS