Përkujtimi që Mitrovica i bëri Muharrem Qenës (Foto & Video)

Fotografia e Muharrem Qenës, jo shpesh e parë në kujtimin ndaj tij, u shfaq mbrëmë në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës i cili organizoi një mbrëmje për

Fotografia e Muharrem Qenës, jo shpesh e parë në kujtimin ndaj tij, u shfaq mbrëmë në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës i cili organizoi një mbrëmje për ta kujtuar Muharrem Qenën, në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të madh, përcjellë zico.tv

Një makinë shkrimi, posterat e shfaqjeve të krijuara nga Muharrem Qena, mes tyre edhe ajo e premierës së shfaqjes ‘Erveheja’, kitara prej nga dolën këngët e tij të fuqishme si ‘Oj Hanë’, ‘A thua’, ‘Vendi im’ e ‘Shokut’, midis tjerash, janë ekspozuar në Muzeun në Mitrovicë.

perkujtimi-qe-mitrovica-i-beri-muharrem-qenes-1

Hiti ‘Oj Hanë’ i Muharremit është kënduar mrekullisht edhe nga fëmijët e tij. Ata e patën prezantuar para publikut në spektaklin ‘Zhurma Show Awards 7’.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare, shkruan KultPlus. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoi shumë për artin kosovar.

perkujtimi-qe-mitrovica-i-beri-muharrem-qenes-2

Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

perkujtimi-qe-mitrovica-i-beri-muharrem-qenes-3

COMMENTS