Përkujtimi i Rita Orës për aktoren e ndjerë (Foto)

Këngëtarja me famw botërore nga Prishtina Rita Ora ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktores së filmit ‘Star Wars’, Carrie Fisher.

Rita, përmes një postimi në Instagram, ka kujtuar momentet kur ka punuar bashkë me aktoren Fisher në filmin ‘Wonderwell’.

‘Ka qenë një nder i madh të punoj me ju në këtë film. ‘Wonderwell’ nuk do të jetë i njëjtë pa ty’, ka shkruar këngëtarja në një foto ku shihet bashku me aktoren e ndjerë, raporton zico.tv

Aktorja amerikane, Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj të princezës Leia në filmat e serisë, ‘Star Wars’, ka vdekur në spital në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ajo pësoi sulm masiv në zemër gjatë një fluturimi transatlantik më 23 dhjetor. Familja e saj tha se Fisher ka vdekur dje.

COMMENTS