Përjashtohen katër skiatorë rusë nga Lojërat Olimpike

Përjashtohen katër skiatorë rusë nga Lojërat Olimpike

Tmerr: Shpërthen në flakë gomonia me emigrantë në mes të detit (Video)
Pozita: Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të kryhen, Opozita: Nuk do të bëhet asnjëra

Katër skiatorë rusë janë përjashtuar nga lojërat olimpike, pasi kanë dalur pozitive rezultatet e doping-ut, në lojërat olimpike, Sochi 2014.

Federata e skiatorëve të Rusisë ka thënë se katër skiatorët ishin diskualifikuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Olimpiadës dhe janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në lojërat Olimpike.

Komiteti i lojërave Olimpike, nuk e ka zbuluar natyrën e shkeljeve me substancat ‘doping’.

Sipas tyre, po testohen të gjithë atletët rusë në lojërat e vitit 2014-të.

Rusia mbetet vendi me më shumë medalje në lojërat Sochi, por priten më shumë vendime të merren rreth ‘dopingut’, kështu Rusia mund të radhitet e dyta pas Norvegjisë për numrin e medaljeve.

COMMENTS