Përgjigjja epike e ushtarit amerikan për Islamofobinë (Video)

Përgjigjja epike e ushtarit amerikan për Islamofobinë (Video)

Delawie: Korrupsioni po minon besimin e publikut në Qeveri
Flakët përfshijnë një ndërtesë në Londër (Video)

Në një market në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrjeti ABC po bëntë një kamerë të fshehur. Tema ishte Islamofobia, si një nga temat më të përfolura anë e mbanë botës për momentin.

Por një ushtar amerikan ishte ai që i dha kahje krejt tjetër asaj që vetëm humor s’mund të quhet: të jesh i lirë të besosh!

Kur një i ri filloi të përulte arkatarin e marketit sepse ishte Musliman dhe nuk pranonte të blinte nga ai, ishte pika kulminante e reagimit nga një tjetër blerës i cili rastis të jetë i veshur me uniformë të ushtrisë amerikane.

‘Arsyeja pse unë e veshi uniformën është që secili të jetë i lirë dhe të praktikojë cilindo religjion që beson.’- tha ushtari amerikan i cili nuk ra pre e kamerës së fshehtë.

Pas kësaj producenti i emisionit hyri brenda dhe i spjegoi ushtarit që kjo është një kamerë e fshehtë dhe të dy, blerësi dhe arkatari janë aktorë, ndërsa ushtari vazhdoi me të njejtin ritëm që producenti e quajti ‘heroik’ duke shtuar: ‘Nëse je amerikan, je amerikan. Pikë!’

COMMENTS