Përfundon seanca për deputetët e arrestuar, vendimi merret më vonë

Përfundon seanca për deputetët e arrestuar, vendimi merret më vonë

Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvend

Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i depuetit Sali Zyba, Nikë Shala, i cili ka thënë për KosovaPress, se seanca dëgjimore për deputetët e VV ka përfunduar, vendimi merret më vonë për deputetët e arrestuar të mërkurën.

Deputetët e arrestuar janë; Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla, të cilët hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Gjyqtari Agim Kuqi ka bërë të ditur se kjo seancë është e mbyllur për media, përderisa dihet se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

COMMENTS