Përfundon romanca mes këngëtares Rihanna me Drake

Pavarësisht se 29 vjeçari i shprehu dashurinë këngëtares, përmes një deklarate publike gjatë ceremonisë së MTV Music, Drake dhe Rihanna raportohet të

Pavarësisht se 29 vjeçari i shprehu dashurinë këngëtares, përmes një deklarate publike gjatë ceremonisë së MTV Music, Drake dhe Rihanna raportohet të jenë ndarë nga njëri-tjetri.

Megjithatë, duket se për reperin nuk ka qenë aspak të gjejë një tjetër dashuri të re pasi përflitet se ai ka nisur të shoqërohet më modelen India Love.

‘Rihanna dhe Drake janë në kërkim të personave të tjerë në jetën e tyre. Ata nuk janë më bashkë’, ka thënë një burim për ‘E! News’ për çiftin, i cili përfliten për një marrëdhënie për vite me radhë. ‘Ata ende e dashurojnë njëri-tjetrin, por axhendat e tyre kanë bërë që kjo romancë të marrë fund’, shton burimi.

Megjithatë sipas po të njëjtit burim, ende ekziston një mundësi që ata të bashkohen në të ardhmen duke qenë se dashuria mes tyre është shumë e madhe.

Ndërkohë, Drake përflitet se po kalon kohë nën shoqërinë e India Love dhe duke se kjo lidhje ka nisur vetëm për të shqetësuar Rihannan, e cila mendohet se ka qenë shkaku kryesor që India është ndarë në ish i dashuri i saj.

COMMENTS