Përfundon mbledhja, për rrëzimin e Qeverisë vendos Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Përfundon mbledhja, për rrëzimin e Qeverisë vendos Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Kamenicë: Vdes pasi u rrëzua në kanal
Peticion kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani

Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur një mbledhje nga ora 08:00 e mëngjesit.

Aty sipas nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka pas pikëpamje të trajtuara në detaje se në cilën fazë gjendet vendi.

‘Pas shume debateve që kanë qenë të prezantuara aty, është marrë vendimi që Këshilli Drejtues ta bartë vendim marrjen te grupi parlamentar i PDK-së dhe kryesia e partisë’, ka thënë Hoxhaj para selisë së PDK-së.

‘Tash do të ketë një mbledhje të grupit dhe kryesisë dhe këto si organe më të larta, do ta marrin vendimin’.

‘Atmosfera është pozitive pasi PDK është parti e shpresës. Qëndrimi si PDK është që kryesia të marrin vendim për proceset që e presin vendin’, ka përfunduar Hoxhaj.

COMMENTS