Përfundon ëndrra, eliminohet Shkëndija

Përfundon ëndrra, eliminohet Shkëndija

Mustafi pjesë e formacionit të dështakëve të Ligës Premier për javën e 28-të (Foto)
Kosova pëson humbje nga Turqia, por shënon progres në lojë (Foto)

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur që të realizojë ëndrrën e tyre, kualifikimin në fazën e grupeve në Europa League, pasi u mposht edhe në ndeshjen kthyese nga Gent, me rezultat 4-0. Përballja është zhvilluar mbrëmë në Shkup, përcjellë zico.tv

Skuadra shqiptare e përkrahur fuqishëm nga tifozët shqiptar, megjithatë, nuk ia doli të përmbys rezultatin e lojës së parë prej 2-1, kështu që Gent me rezultatin e përgjithshëm prej 6-1, siguron biletën për në fazën e grupeve të garës së dytë më të madhe evropiane.

Culibaly (60’, 67’), Perbet (81’) dhe Neto (86’) shënuan për fitoren e Gentit, kështu që Shkëndija mbyll aventurën në Europa League, pavarësisht se ekipi shqiptar ka arritur rezultat mjaft të mira gjatë kualifikimeve në këtë gare masovike.

COMMENTS