Përfitimet e mira për shëndetin nga gështenja

Përfitimet e mira për shëndetin nga gështenja

Këtë ndoshta nuk e keni ditur për bananet
Të ngrënit natën vonë ju rrezikon nga këto sëmundje

Gështenjat janë fruti me vlera ushqyese dhe kundërindikacione, që i kanë bërë ato të famshme në të gjithë botën. Origjina e vjetër e gështenjave është e lidhur me romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë.

Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat. Por cilat janë karakteristikat e tyre?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë E

Bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën. Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato.

Vitamina E dhe magnezi parandalojnë problemet e zemrës, rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.

Vitamina E dhe acidet yndyrore gjithnjë në veprim mbrojtës për lëkurën

Ekziston për shembull vaji i gështenjave për kurimin e flokëve dhe të lëkurës, i cili është në gjendje të parandalojë dehidratimin, ndërsa dhe i forcon ato, falë të mirave zbutëse dhe tonifikuese që zotëron.

Gështenjat, falë pranisë së magnezit dhe të fibrave, favorizojnë tretjen e mirë, transitin intestinal dhe eliminimin e toksinave, përveçse e ndihmojnë metabolizmin me proteina dhe karbohidrate.

Vitamina E konsiderohet si një antioksidant natyral dhe si i tillë është në gjendje të ngadalësojë plakjen e shpejtë dhe të kundërshtojë veprimin e radikaleve të lira. Gështenjat nuk përmbajnë gluteinë dhe për këtë ato përcaktohen në ushqyerjen e kujtdo që vuan nga problemet me zorrët.

Gështenjat përmbajnë acide yndyrore esenciale si Omega 6 dhe Omega 3, të cilat janë në gjendje të thithin nivelet e kolesterolit LDL, si dhe acid oleik, i cili shërben për të ngritur nivelet e kolesterolit të ‘mirë’ HDL.

Magnezi i pranishëm te gështenjat lufton lodhjen, dhembjen e barkut, si dhe dobësinë e përgjithshme trupore. Konsumimi i gështenjave, ndër të tjera, është i përshtatshëm edhe për plotësuar ndonjë mangësi në organizëm, si dhe për të luftuar aneminë.

Prezenca e vitaminave të grupit B ndikojnë në largimin e stresit dhe ankthit, ndërsa luftojnë edhe depresionin, që reflekton simptoma të ndryshme. Gështenjat, ndër të tjera, janë në gjendje të luftojnë edhe lodhjen: falë prezencës së fibrave, ato kanë edhe të mira laksative apo pastruese.

Gështenjat janë një burim i pasur me kripëra minerale: janë të pranishme sasi të duhura të magnezit, potasit, fosforit, magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut dhe të selenit.

Ky lloj fruti i thatë, përveçse përmban vitamina (A, ato të grupit B, vitaminën E, K dhe J), ka edhe betakaroten, sakaroz, aminoacide të ndryshme, ujë, proteina dhe fibra. Ndër të tjera, gështenjat janë një ushqim shumë kalorik: flitet për rreth 628 kalori në çdo 100 gramë.

Në fund mund të themi se, nuk ekzistojnë efekte kolaterale të veçanta që lidhen me konsumimin e gështenjave. Ndërkohë, është mirë që me konsumimin e gështenjave, të mos e teproni. Si në çdo gjë tjetër, edhe për këtë frutë, ky rregull duhet pasur ‘vath në vesh’.

COMMENTS