Përfaqësues të Kosovës në takimet e Bankës Islamike

Përfaqësues të Kosovës në takimet e Bankës Islamike

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Islamike për Zhvillim, të cilat sivjet po mbahen në Tunis të Tunizisë, nga 3 deri më 6 prill 2018.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, u bisedua për punën që duhet bërë në finalizimin e marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në sektorin privat, e cila do të ofrojë mundësi më të mëdha për instrumente të ndryshme të financimit në sektorin privat.

Zëvendësministri Fatmir Gashi, gjatë ditëve në vijim gjithashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të fondeve zhvillimore.

COMMENTS