Përditësimet e Windows 10 mund të shtyhen (Video)

Përditësimet e Windows 10 mund të shtyhen (Video)

7 vjeçari shqiptar që ngriti publikun e Belgjikës në këmbë (Video)
Vazhdon garën me derë të hapur, pjesët e shkëputura i dalin jashtë (Video)

Microsoft do të ndihmojë përdoruesit e Windows 10 të zjgedhin vetë se kur duhet të instalohen përditësimet e sigurisë, dhe jo t’i detyrojnë ata.

Përdoruesit janë ankuar shpesh se këto përditësime, që aktualisht nuk mund të shtyhen, janë shkatërruese. Kështu që njerëzit që përdorin pajisjet e Windows 10 do të jenë të aftë të skedulojnë një përditësim deri në tre ditë nga marrja e njoftimit, thotë kompania në një blog. Megjithatë ekspertët thonë se vonesa në përditësimet e sigurisë është e rrezikshme.

Klientët e Apple munden aktualisht të shtyjnë përditësimet e Mac Operating System, ose t’i programojnë që të instalohen gjatë natës, pasi përfshin dhe një ristartim të telefonit.

‘Ndryshimet e Windows, pjesë e projektit të quajtur Creators Update, vjen si përgjigje e ankesave për ristartim të detyrueshëm të telefonit’, thotë John Cable, drejtori i menaxhimit të programeve në Microsoft.

COMMENTS