Për shkak të Kosovës, Serbia i kërcënohet Maqedonisë

Për shkak të Kosovës, Serbia i kërcënohet Maqedonisë

Serbia do të mund të përdorë masa radikale në marrëdhëniet me Shkupin dhe të tërheqë njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nëse kryeministri i këtij vendi Zoran Zaev përmbush premtimin që ai e dha në Prishtinë se do të votohet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Sipas informatave që thotë t’i ketë portali serb ‘novostionline’, Beogradi me vëmendje do të përcjellë hapat e Maqedonisë rreth deklarimit për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se’ashtu si do të sillet Shkupi ndaj interesave të Beogradit, ashtu i do të sillet edhe Beogradi ndaj interesave të Shkupit’.

Sipas paralajmërimeve, Beogradi parimin e reciprocitetit me Shkupin mund ta aktivizojë që në vitin 2018.

COMMENTS