Për dallim nga Gjermania, Malajzia e aprovon ligjin e ri që e lejon martesën me fëmijë

Malajzia e ka aprovuar sot një ligj për shkelje seksuale kundër fëmijëve, por nuk e ka kriminalizuar martesën me fëmijë.

Një anëtar opozitar i Parlamentit propozoi që të ndryshohet projektligji për Shkeljet Seksuale Ndaj Fëmijëve, në mënyrë që martesa me fëmijë të shpallet e jashtëligjshme.

Por, propozimi i tij u votua kundër nga shumica e anëtarëve të Parlamentit. Për dallim nga Malajzia, kabineti gjerman sot e aprovoi një projektligj i cili e shpall të jashtëligjshme martesën e personave nën moshën 18-vjeçe.

COMMENTS