Për çka po përgatitet Serbia? Furnizohet me 4 avionë luftarakë

Për çka po përgatitet Serbia? Furnizohet me 4 avionë luftarakë

Shteti i Bjellorusisë ia ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak ‘Mig-29’, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin ka shtuar se dhurimi i këtyre avionëve është pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar ‘mig-29’, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë ‘H-145M’, përcjell ‘Zeri.info’.

Ministri serb i Mbrojtjes ka potencuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.

COMMENTS