Për 2 Korrikun nga Parlamenti e në Koshare

Për 2 Korrikun nga Parlamenti e në Koshare

Nisin ikjet e para nga Kosova (Video)
Monedha euro shënoi rritje

Shefi i Kabinetit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, kujton 2 Korrikun e vitit 1990. Ua sjellim të plotë shkrimin e tij për këtë ngjarje të shënuar.

26 vite shpresë e besë për Kosovën, po aq vite të mbushura me plotë aktivitete për aq vite pa pushuar as edhe një ditë për liri, pavarësi dhe demokraci!

2 Korriku, ditë e rëndësisë së veçantë që për ne popullin e Kosovës simbolizon besë dhe shpresë, simbol i rezistencës dhe luftës për liri, pavarësi e demokraci.

Termin sovranitet e republikë e kishim dëgjuar shumë dhe me dekada, e kishim brohoritur gjithëkah në protesta deri më 17 shkurt kur për së dyti u rikonfirmua deklarata e pavarësisë.

Kur Presidenti Rugova thonte republikë, më dukej sikur dridhej i tëri e tani ato emocione ia kuptoj pse ai e bënte atë, ai e donte shumë republikën por, edhe sikur e kujtonte atë thënien e vjetër ‘më rëndë është ta ruajmë se sa ta fitojmë’! O Zot sa e shtrenjtë dhe e shenjtë na qenka republika!

Unë sot në këtë ditë të shënuar dua të flas me Presidentin Rugova, e t’i tregoj se ne republikën e kishim menduar vetëm me nënshkrimin e një deklarate në parlament, duke harruar se republika më shumë se në parlament është në Koshare. Në atë Kosharen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt, ku para pak dite një Jabllanoviç përkujtoi kriminelët që lan kokën aty. Kjo m’bënë që akoma më shumë ta qajë hallin e të ndalem të lotoj për amanetet e tua President!

Sot, kur kujtojmë 2 Korrikun, nderojmë të gjithë ata deputetë që me sakrificën e tyre bënë që një komb i tërë të zgjohet e i tërë komuniteti ndërkombëtar t’i drejtojë sytë nga Kosova jonë, që sot shënon 26 vite nga ai 2 Korrik i madh dhe 17 vite liri.

Ne sot më shumë se kurrë nderojmë sakrificën e kombit dhe shprehim nderimet më të sinqerta për të gjithë ata dëshmorë që me gjakun e tyre bënë që Kosova të festojë e lirë.

Urime Kosovë, urime shqiptarët e mi ku do që jeni!
Urime për 2 Korrikun me Republikë, me republikë edhe në Kosharen e Agim Ramadanit!

COMMENTS