‘People’s Choice Awards’, shumë çmime për Ellen DeGeneres, emocionon Johnny Depp

‘People’s Choice Awards’, shumë çmime për Ellen DeGeneres, emocionon Johnny Depp

Vip-at shqiptarë dhe veturat e tyre të shtrenjta e luksoze (Foto)
Ja çfarë bën ‘Sevgi’ në prapaskenat e serialit (Foto&Video)

Politika dhe pozitiviteti dominuan ceremoninë e ‘People’s Choice Awards’, në Los Angeles. Ellen DeGeneres ishte fituesja e madhe e mbrëmjes, duke u bërë personi që ka rrëmbyer më shumë çmime ‘People’s Choice’ në histori.

Ajo u vlerësua si drejtuesja më e pëlqyer e një programi ditor, si zëri më i mirë në një film të animuar, e gjithashtu për bashkëpunimin më të pëlqyer komik, për një total prej 20 çmimesh që nga viti 1995.

Kevin Hart, Dwayne Johnson, Blake Lively, Tom Hanks, Priyanka Chopra, Sofia Vergara, Johnny Depp, Ryan Reynolds e Jennifer Lawrence ishin mes triumfueseve në kategorinë e aktrimit.

‘The Big Bang Theory’ rrëmbeu trofeun si komedia e preferuar televizive për të pestin vit radhazi. Ndërkaq, gjatë ceremonisë u dorëzua edhe çmimi për bamirësin e preferuar të vitit, që shkoi për Tyler Perry dhe përpjekjet e tij për personat në nevojë.

Në fushën e muzikës, Justin Timberlake mori çmimin e artistit të preferuar mashkull dhe gjithashtu për këngën më të pëlqyer ‘Can’t Stop the Feeling’. Për të dytin vit radhazi, si grupi i preferuar u shpall Fifth Harmony.

Ndërkohë paraqitja e Johnny Depp surprizoi të gjithë në mbrëmjen e të mërkurës, kur u shfaqë para publikut për të marrë çmimin ‘Ikona e Preferuar e Filmit’ në ceremoninë e People’s Choice Awards.

Ky ishte çmimi i 14-të që aktori merrte nga ky eveniment.

Ai u ngjit në skenë dhe emocionoi publikun më fjalimin e tij.

Vetëm pak ditë pas finalizimit të divorcit me Amber Heard, ai dëshiroi të falënderonte të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

‘Kam ardhur këtë për një arsye. Kam ardhur për ju, për njerëzit që pavarësisht momenteve të mira ose të këqia, ju keni qëndruar me mua. Faleminderit! Nuk keni ide se sa shumë unë ju vlerësoj’ ka thënë aktori, ndërkohë që publiku brohoriste për të.

COMMENTS