‘Pena e Flakës’ triumfon Agron Tufa

‘Pena e Flakës’ triumfon Agron Tufa

Gjilani kryeqytet kulturor i shqiptarëve thotë Haziri
DokuFest nis të premten, temë qendrore ka korrupsionin

Çmimi i parë për poezinë më të mirë të lexuar i ka takuar poetit Agron Tufa, i cili prezantoi para publikut të pranishëm vargje nga krijimtaria e tij.

Edicioni i këtij viti, i 26-ti me radhë, i shtyllës mbase më të veçantë ‘Pena e Flakës 2017’, ashtu siç është paralajmëruar edhe dëshmuar me prurje cilësore nga pjesëmarrësit e shumtë në ‘Ora e madhe letrare’, sikundër që ka spikatur edhe pjesëmarrja e autorëve të shquar me krijimet e tyre në konkursin letrar ‘Pena e Flakës 2017’ në përgjithësi, si në prozë, ashtu edhe në poezi.

Në mesin e 97 poezive dhe 44 tregimeve të shkurtëra konkurruese, juria ka përzgjedhuar ato të cilat i ka vlerësuar më të arrira: ‘Eh Penelopë që thure e ç’thure veten’, ‘Ëndrra e saj’ dhe ‘Lyra e shpirtit tim’, ishin krijimet në poezi, të përzgjedhura dhe prezantuara me shifra.

Poashtu juria ka bërë edhe përzgjedhjen e tri tregimeve të shkurta, nga 47 gjithsej sa kishin arritur në përgjithësi në redaksi me shifra.

Sabit Rrustemi njëri nga promotorët e shtyllës së manifestimit ‘Pena e Flakës 2017’, është deklaruar tejet i kënaqur me krijimet letrare e poetike në përgjithësi, derisa ka konstatuar atë që kishte paralajmëruar më parë se ky edicion do të jetë i veçantë si në sasi poashtu edhe cilësi.

Ndërsa krijuesja Fatime Kuli nga Shqipëria, me origjinë nga Qamëria, pasi ka vënë në spikamë pjesëmarrjen e saj të parë në këtë ngjarje të përvitshme letrare, është shprehur të jetë ‘intriguar’ nga emërtimi i manifestimit ‘Flaka a Janarit’. Pikërisht ky emërtim ka thënë të ketë qenë arsyeja që e ka nxitë të jetë pjesë e konkursit letrar.

Ndërsa krijuesi Nexhat Rexha, duke i bërë një përshkrim shtyllës letrare të manifestimit, është shprehur në superlativ për prurjet letrare të këtij viti. Ai ka vënë në spikamë se ky edicioni i shtyllës ‘Pena e Flakës’ është dëshmuar nga më cilësore deri më tani.

Çmimi i parë për autorin Agron Tufa në kuadër të orës së madhe letrare ishte më se ‘i merituar’, ka thënë Rexha ndërsa ka vlerësuar edhe manifestimin ‘Flaka a Janarit 2017’ si tërësi në përgjithësi.

Të gjitha punimet e shpërblyera sikurse edhe punimet e përzgjedhura nga juria është bërë e ditur se do të botohen në numrin e 20-të të revistës letrare ‘Agmia’.

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: ‘Eh Penelopë qe thurr e shthurr veten’, shifra: Gladiatori.

Shpërblimi i dytë poezisë: ‘Ëndrra e saj’, shifra: E kujt ishte andrra.

Shpërblimi i tretë poezisë: ‘Lyra e shpirtit tim’, shifra: Dëgjoje zërin tim.

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit: ‘Njeriu me ngjyrën e tokës’, shifra: Aviatori

Shpërblimi i dytë: ‘Ti dhe hëna’, shifra: Hëna.

Shpërblimi i tretë: ‘Te qershia e kuqe’, shifra: Kokrra e qershisë dhe ‘Aromë bujarie’, shifra: Diaus.

COMMENTS