Pejë, kapen 2 persona për propagandë terroriste

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka kryer një aksion bastisjeje në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy person

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka kryer një aksion bastisjeje në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë bërë propagandë për grupet terroriste. Lajmin e ka Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kelani gjithashtu ka thënë se gjatë bastisjeve janë gjetur edhe prova të ndryshme materiale.

COMMENTS