Pejë, 7 të arrestuar të dyshimtë për trafikim me qenie njerëzore

Pejë, 7 të arrestuar të dyshimtë për trafikim me qenie njerëzore

Haliti: Gjyqtari Kalludra duhet të më kërkojë falje publikisht
Kështu do të duket shetitorja në zemër të Gjilanit (Video)

Policia e Kosovës njofton se dje, më 9 Qershor në Pejë, ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e 7 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘trafikim me njerëz’.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit, ndërsa janë arrestuar:

B. O. lindur me 1984 m/sh/Kosovës
S. Xh. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë
E. T. lindur me 1990 f/sh/Shqipërisë
M. I. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
Xh. Sh. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
M. H. lindur me 1991 f/sh/Shqipërisë
J. Q. lindur me 1988 f/sh/Shqipërisë

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: 1195 euro, 7 telefona celularë, 1 fletore me shënime që lidhen me rastin.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve.

COMMENTS