PDK shënon 18-vjetorin e themelimit

PDK shënon 18-vjetorin e themelimit

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës.

Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin, që njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit. Organ ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

PDK aktualisht është në koalicion qeverisës me AKR-në dhe AAK-në, të cilës i ka dhënë edhe postin e kryeministrit.

‘kp’

COMMENTS