PDK reagon për sulmin në selinë e saj në Skenderaj

Thaçi: Kosova e gatshme të bëj marrvëveshje historike me Serbinë
Arrestohet në Maqedoni Blerim Uka, fotoreporteri i ‘Indeksonline’

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj nuk ka informacione nëse cak i sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ka qenë Zyra e PDK-së në Skenderaj, pasi dëmtime nga plumbat më shumë ka pasur lokali ngjitur me zyrën e tyre.

PDK në Skenderaj thekson se Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin.

‘E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitive, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike’, thuhet në reagimin e PDK-së.

‘Ne e informojmë opinionin publik se dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjerë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndriçohet shpejt’, thuhet ndër të tjera në reagim.

COMMENTS