PDK-ja lëshon seancën shkaku i EULEX-it

PDK-ja lëshon seancën shkaku i EULEX-it

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet e lëshimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se partia shpreh indinjatën lidhur me raportimet për një qasje diskriminuese të EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

‘Ish-kryetari i gjyqtarëve ka deklaruar zyrtarisht se EULEX-i ka pasur qasje selektive… madje ka përfshirë edhe gjyqtarin e Drenica 2. Për neve është e papranueshme dhe jo profesionale’, ka thënë deputeti Krasniqi.

‘Ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t’i japin Kuvendit një përgjigje të detajuar për këto pretendime kaq serioze. Këto duhet të marrin përgjigje të plotë. Duhet të dihet e vërteta. Si shprehje e protestës ne sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit. Propozojmë që seanca e sotme të vazhdoj nesër në orën 10:00. Ftojmë të gjithë deputetët të na bashkëngjiten’, ka shtuar ai.

COMMENTS