PDK deputetëve të saj: Mos dilni jashtë Kosovës – ‘sot mund të ketë zhvillime’

PDK deputetëve të saj: Mos dilni jashtë Kosovës – ‘sot mund të ketë zhvillime’

Rreth 2 miliardë euro jashtë sistemit bankar të Kosovës
Mustafa: Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut

Të gjithë deputetët e PDK-së janë urdhëruar që të rrinë në Kosovë pasi që në çdo moment mund të ftohen në takim nga kryetari i partisë.

Burime të KosovaPress njoftojnë se të gjithë deputetëve iu ka shkuar një mesazh telefonik me anë së cilit urdhërohen që mos të dalin jashtë Kosovës sepse mund të ftohen në takim nga Veseli në orën 20:00 të mbrëmjes.

‘I/ e nderuar deputet iu njoftoj që me datën 09/05/2017 në ora 20:00 mund t’iu kërkoj kryetari Veseli, ju lutem të jeni të gjithë në Kosovë, sepse mund të ketë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesëmarrjen!’, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.

Mediat mbrëmë kanë raportuar se PDK dhe LDK do të pajtohen që vet ta prishin koalicionin në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

COMMENTS