Pavarësia, në Vlorë Meta, Rama dhe Thaçi

Pavarësia, në Vlorë Meta, Rama dhe Thaçi

Në qytetin e Vlorës sapo kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni, marrin pjesë pre

Në qytetin e Vlorës sapo kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidenti Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve në Kosovë.

Ai sot pritet të takohet me zëvendës ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope. Ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.

Ata një dite më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila u mbyll me firmosjen e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve.

Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.

COMMENTS